Çfarë nevojitet për të pasur sukses?

Modelim

Një ditë pune si profesionist:

Anxhela punon si modeliste në një fabrikë prodhimi veshjesh, në të cilën ajo ndërton dhe zhvillon modele të ndryshme veshjesh. Fabrika prodhon veshje për kompaninë “Zara”. Detyra e saj është të zbërthejë modelet e veshjeve në pjesë të nevojshme për realizimin e prerjes dhe qepjes sipas përmasave të kërkuara.

 

Pasi merr porosinë e rradhës, Anxhela hap programin kompjuterik CAD/CAM. Ky program e ndihmon atë të zhvillojë modelin e detajuar. Me kujdes dhe përqëndrim ajo ndërton skicën teknike të modelit dhe printon një nga masat e fustanit, për të bërë provat e nevojshme. Në këtë mënyrë, ajo bën prerjen dhe qepjen e copës sipas modelit të printuar, për të ndërtuar prototipin.

 

Prototipi provohet në një manikin, për të kuptuar nëse përmasat janë ndërtuar saktë. Anxhela vë re disa probleme në mënyrën si qëndron fustani në trupin e manikinit. Ajo bën sistemimet e nevojshme dhe pas, ajo i tregon modelin përfundimtar përgjegjëses së saj. Modeli i fustanit dërgohet për prodhim.

Vlerësimi me yje

Kërkesat dhe aftësitë:

Kërkesat apo aftësitë e nevojshme për këtë profesion janë vlerësuar me .
Sa më shumë yje, aq më e rëndësishme është për profesionin, ndaj të sugjerojmë të fokusohesh te kërkesat apo aftësitë që kanë më shumë yje.
Cilat janë njohuritë mësimore më të rëndësishme për këtë profesion?
Njohuritë mësimore
Art / Kreativitet
- Krijimi artistik i modelit të veshjes
Matematikë
- Llogaritjan dhe përcaktimi i masave, si dhe krijimin gjeometrik të veshjes
Teknologji informacioni dhe komunikimi
Shkencat Natyrore
Gjuhë shqipe
Gjuhë e huaj
Shkencat shoqërore
Cilat janë kërkesat fizike që kërkon ky profesion?
Kërkesat fizike
Përdorimi i duarve dhe gishtërinjve për të kryer lëvizje të koordinuara për realizimin e punëve të shpejta dhe të imëta.
Përdorimi i shpeshtë i krahëve dhe/ose këmbëve
Ushtrimi i forcës fizike dhe qendrimi në këmbë për një kohë të gjatë.
Mungesë alergjie apo intolerance.
Sens i mirë i shijes dhe nuhatjes.
Cilat janë kërkesat personale dhe sociale që kërkon ky profesion?
Kërkesat personale dhe sociale
Përshtatja me ritmin e shpejtë dhe me kërkesat e punës.
Aftësi për të punuar në grup/skuadër
Aftësi për zgjidhjen e problemeve të ndryshme
Përqendrimi i lartë në kryerjen e punëve
Ruajtja e qetësisë dhe e emocioneve në situata të vështira ose shqetësuese.
Kënaqësia e krijimit të marrëdhënieve të afërta me klientët.
Të qenit i hapur, i komunikueshëm dhe korrekt me të tjerët
Përshtatja me oraret e ndryshme të punës.
Hapi i radhës

Zgjidh mundësi të
tjera për eksplorim

Ku e mëson këtë profesion?
A përshtaten këto kërkesa me aftësitë e tua?
A është ky profesioni që të pëlqen?
Nëse po, do të gjesh më poshtë shkollën ku mund të ndjekësh profesionin.
Krahaso këtë profesion me një profesion tjetër
Shiko Krahasimin
Eksploro një profesion tjetër.
Shiko Profesionet