Çfarë nevojitet për të pasur sukses?

Kuzhinë

Një ditë pune si profesionist:

Sot Laerti po përgatit një recetë të re për rizoton. Së pari, ai e lexon recetën që i është dhënë nga shefi i kuzhinës dhe më pas ai bën disa shënime në fletën e recetës. Meqenëse receta është e përgatitur vetëm për 4 persona, ai duhet të llogarisë masat e ndryshme sipas numrit të racioneve që duhen përgatitur. Laerti kërkon ndihmën e shefit, e dëgjon me vëmendje dhe mban shënime. Gjithashtu, Laerti udhëzohet nga shefi për të kërkuar informacion të mëtejshëm në lidhje me varietetet e ndryshme të orizit në një libër të specializuar për shkencën ushqimore. Ai duhet të zgjedhë për recetën një lloj orizi të vjetër që e ka origjinën pikërisht në rajonin ku ndodhet restoranti. Ai habitet kur shikon se sa lloje të ndryshme orizi ekzistojnë.

 

Para se të fillojë gatimin ai duhet të mbledhë dhe të përgatisë të gjithë përbërësit e tjerë të nevojshëm dhe enët e kuzhinës. Meqenëse rizotoja do të jetë pjesë e menusë së ditës, e cila porositet më shumë se të tjerat, Laertit i duhet të përgatisë të gjithë përbërësit e saj paraprakisht. Ai duhet të jetë shumë i përqendruar, pasi i duhet të presë shpejtë duke përdorur një thikë shumë të mprehtë. Gjatë gjithë kohës, ai lexon pjesë të veçanta të recetës për t’u siguruar që nuk do të harrojë as edhe një përbërës pa përgatitur.

 

Laerti fillon të përgatisë rizoton, për të cilin i duhet të përdorë një tenxhere të madhe dhe të rëndë.Ai ndjek me kujdes të gjitha hapat e nevojshme për të bërë një gatim të shijshëm për klientët.

 

Më në fund pjata është gati e tani nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta zbukurojë dhe shërbejë. Shefi e përgëzon për punën e mirë dhe të shpejtë.

Vlerësimi me yje

Kërkesat dhe aftësitë:

Kërkesat apo aftësitë e nevojshme për këtë profesion janë vlerësuar me .
Sa më shumë yje, aq më e rëndësishme është për profesionin, ndaj të sugjerojmë të fokusohesh te kërkesat apo aftësitë që kanë më shumë yje.
Cilat janë njohuritë mësimore më të rëndësishme për këtë profesion?
Njohuritë mësimore
Shkencat Natyrore
Art / Kreativitet
- Përgatitja dhe paraqitja e pjatave të shijshme dhe tërheqëse për klientin
Shkencat shoqërore
Gjuhë shqipe
- Leximi i recetave të gatimit dhe komunikimi aktiv me kolegët
Matematikë
- Matja dhe llogaritja e sasisë së ingredientëve të gatimit
Teknologji informacioni dhe komunikimi
Gjuhë e huaj
Cilat janë kërkesat fizike që kërkon ky profesion?
Kërkesat fizike
Mungesë alergjie apo intolerance.
- Nga ingredientët ushqimore dhe solucionet e pastrimit
Përdorimi i duarve dhe gishtërinjve për të kryer lëvizje të koordinuara për realizimin e punëve të shpejta dhe të imëta.
- Punon me thika të mprehta, përgatit pjatat, punë e kujdesshme, pret, qëron, lan
Ushtrimi i forcës fizike dhe qendrimi në këmbë për një kohë të gjatë.
Sens i mirë i shijes dhe nuhatjes.
- Degustimi i pjatave të përgatitura, për t’u siguruar që janë të shijshme për klientin
Përdorimi i shpeshtë i krahëve dhe/ose këmbëve
Cilat janë kërkesat personale dhe sociale që kërkon ky profesion?
Kërkesat personale dhe sociale
Aftësi për të punuar në grup/skuadër
Ruajtja e qetësisë dhe e emocioneve në situata të vështira ose shqetësuese.
Të qenit i hapur, i komunikueshëm dhe korrekt me të tjerët
Përshtatja me ritmin e shpejtë dhe me kërkesat e punës.
Përqendrimi i lartë në kryerjen e punëve
Përshtatja me oraret e ndryshme të punës.
Kënaqësia e krijimit të marrëdhënieve të afërta me klientët.
Aftësi për zgjidhjen e problemeve të ndryshme
Hapi i radhës

Zgjidh mundësi të
tjera për eksplorim

Ku e mëson këtë profesion?
A përshtaten këto kërkesa me aftësitë e tua?
A është ky profesioni që të pëlqen?
Nëse po, do të gjesh më poshtë shkollën ku mund të ndjekësh profesionin.
Krahaso këtë profesion me një profesion tjetër
Shiko Krahasimin
Eksploro një profesion tjetër.
Shiko Profesionet