Sot Laerti po përgatit një recetë të re për rizoton. Së pari, ai e lexon recetën që i është dhënë nga shefi i kuzhinës dhe më pas ai bën disa shënime në fletën e recetës. Meqenëse receta është e përgatitur vetëm për 4 persona, ai duhet të llogarisë masat e ndryshme sipas numrit të racioneve që duhen përgatitur. Laerti kërkon ndihmën e shefit, e dëgjon me vëmendje dhe mban shënime. Gjithashtu, Laerti udhëzohet nga shefi për të kërkuar informacion të mëtejshëm në lidhje me varietetet e ndryshme të orizit në një libër të specializuar për shkencën ushqimore. Ai duhet të zgjedhë për recetën një lloj orizi të vjetër që e ka origjinën pikërisht në rajonin ku ndodhet restoranti. Ai habitet kur shikon se sa lloje të ndryshme orizi ekzistojnë.
Para se të fillojë gatimin ai duhet të mbledhë dhe të përgatisë të gjithë përbërësit e tjerë të nevojshëm dhe enët e kuzhinës. Meqenëse rizotoja do të jetë pjesë e menusë së ditës, e cila porositet më shumë se të tjerat, Laertit i duhet të përgatisë të gjithë përbërësit e saj paraprakisht. Ai duhet të jetë shumë i përqendruar, pasi i duhet të presë shpejtë duke përdorur një thikë shumë të mprehtë. Gjatë gjithë kohës, ai lexon pjesë të veçanta të recetës për t’u siguruar që nuk do të harrojë as edhe një përbërës pa përgatitur.
Laerti fillon të përgatisë rizoton, për të cilin i duhet të përdorë një tenxhere të madhe dhe të rëndë.Ai ndjek me kujdes të gjitha hapat e nevojshme për të bërë një gatim të shijshëm për klientët.
Më në fund pjata është gati e tani nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta zbukurojë dhe shërbejë. Shefi e përgëzon për punën e mirë dhe të shpejtë.