Çfarë nevojitet për të pasur sukses?

Makina metalpunuese

Një ditë pune si profesionist:

Kledi është tornitor në një repart metalpunues, ku realizohet i gjithë procesi i prodhimit të një detali. Kledi përkujdeset dhe mirëmban veglat e punës, pajisjet dhe makinat metalpunuese, ashtu sikurse edhe ambientin e punës. Ai tregohet gjithmonë i vëmendshëm në zbatimin e rregullave të punës, standardeve të sigurisë dhe rregullave të mbrojtjes së mjedisit.

Mbikqyrësi i tij, i cili është inxhinier mekanik, i dorëzon porosinë e rradhës, e cila duhet të jetë gati brenda katër orëve. Kledi duhet të ndërtojë një detal të njëjtë me detalin e dëmtuar, që i dorëzoi inxhinieri. Ndërkohë që bën matje të detalit, ai skicon detalin me kujdes duke përdorur përmasat e duhura. Pasi mbaron skicën, ai konsultohet me inxhinierin, i cili e udhëzon për hapat e rradhës.

Kledi përzgjedh materialin metalik dhe mjetet e punës dhe llon procesin sipas skicës. Hapi i parë realizohet me ndihmën e makinës tornuese. Herë pas here, ai e ndërpret procesin për të bërë kontrollin e përmasave, rrjedhimisht për t’i qëndruar korrekt zbatimit me përpikmëri të skicës. Për të përmbyllur procesin e punimit të detalit, Kledi përdor makinën retikuese për të realizuar detajet më të vështira.

Inxhinieri surprizohet me punën e shkëlqyer të Kledit. Ai ka besim se ai do të fitojë titullin “Punonjësi i muajit” këtë herë.

Vlerësimi me yje

Kërkesat dhe aftësitë:

Kërkesat apo aftësitë e nevojshme për këtë profesion janë vlerësuar me .
Sa më shumë yje, aq më e rëndësishme është për profesionin, ndaj të sugjerojmë të fokusohesh te kërkesat apo aftësitë që kanë më shumë yje.
Cilat janë njohuritë mësimore më të rëndësishme për këtë profesion?
Njohuritë mësimore
Matematikë
Shkencat Natyrore
Shkencat shoqërore
Gjuhë shqipe
Teknologji informacioni dhe komunikimi
Gjuhë e huaj
Art / Kreativitet
Cilat janë kërkesat fizike që kërkon ky profesion?
Kërkesat fizike
Mungesë alergjie apo intolerance.
Përdorimi i shpeshtë i krahëve dhe/ose këmbëve
Ushtrimi i forcës fizike dhe qendrimi në këmbë për një kohë të gjatë.
Përdorimi i duarve dhe gishtërinjve për të kryer lëvizje të koordinuara për realizimin e punëve të shpejta dhe të imëta.
Sens i mirë i shijes dhe nuhatjes.
Cilat janë kërkesat personale dhe sociale që kërkon ky profesion?
Kërkesat personale dhe sociale
Përshtatja me ritmin e shpejtë dhe me kërkesat e punës.
Aftësi për të punuar në grup/skuadër
Përqendrimi i lartë në kryerjen e punëve
Aftësi për zgjidhjen e problemeve të ndryshme
Ruajtja e qetësisë dhe e emocioneve në situata të vështira ose shqetësuese.
Përshtatja me oraret e ndryshme të punës.
Të qenit i hapur, i komunikueshëm dhe korrekt me të tjerët
Kënaqësia e krijimit të marrëdhënieve të afërta me klientët.
Hapi i radhës

Zgjidh mundësi të
tjera për eksplorim

Ku e mëson këtë profesion?
A përshtaten këto kërkesa me aftësitë e tua?
A është ky profesioni që të pëlqen?
Nëse po, do të gjesh më poshtë shkollën ku mund të ndjekësh profesionin.
Krahaso këtë profesion me një profesion tjetër
Shiko Krahasimin
Eksploro një profesion tjetër.
Shiko Profesionet
Cilat janë njohuritë mësimore më të rëndësishme për këtë profesion?
Njohuritë mësimore
Shkencat natyrore
Art / Kreativitet
Shkencat shoqërore
Gjuhë shqipe
Matematikë
Teknologji informacioni dhe komunikimi
Gjuhë e huaj
Cilat janë kërkesat fizike që kërkon ky profesion?
Kërkesat fizike
Mungesë alergjie apo intolerance.
Përdorimi i duarve dhe gishtërinjve për të kryer lëvizje të koordinuara për realizimin e punëve të shpejta dhe të imëta.
Përdorimi i shpeshtë i krahëve dhe/ose këmbëve.