Çfarë nevojitet për të pasur sukses?

Recepsion

Një ditë pune si profesionist:

Gloria kontrollon numrin e klientëve që do të vijnë sot në hotel si edhe numrin e klientëve që do të largohen. Ndërkohë, ajo i përgjigjet telefonatave të shumta që merr ose klientëve që i drejtohen për kërkesa të ndryshme.

Gloria merr një telefonatë nga një klient i rregullt nga Roma. Ai flet anglisht dhe dëshiron të rezervojë një dhomë. Gloria e pyet nëse dëshiron një dhomë biznesi si zakonisht dhe e bën rezervimin në kompjuter, e më pas i dërgon një konfirmim me e-mail.

Disa klientë të hotelit duan të dinë se ku shërbehet mëngjesi. Gloria i tregon se si të shkojnë në sallën ku shërbehet mëngjesi, i pyet nëse kanë fjetur mirë dhe me shumë mirësjellje i uron një ditë të këndshme.

Pasi mbaron çregjistrimin e të gjithë klientëve në sistem, Gloria komunikon me kolegët për t’u siguruar që shërbimet e tjera kanë përfunduar, si për shembull pastrimi i dhomave, përgatitja e vaktit dhe guida turistike. Menaxherja e hotelit e përgëzon Glorian për punën e mirë dhe së bashku plotësojnë të dhënat e klientëve të ri në programin e recepsionit.

Vlerësimi me yje

Kërkesat dhe aftësitë:

Kërkesat apo aftësitë e nevojshme për këtë profesion janë vlerësuar me .
Sa më shumë yje, aq më e rëndësishme është për profesionin, ndaj të sugjerojmë të fokusohesh te kërkesat apo aftësitë që kanë më shumë yje.
Cilat janë njohuritë mësimore më të rëndësishme për këtë profesion?
Njohuritë mësimore
Gjuhë shqipe
- Komunikimi i qartë gjatë bashkebisedimit dhe në shkrimin e emaileve
Gjuhë e huaj
- Komunikim efikas me klientë të huaj
Shkencat shoqërore
Matematikë
Teknologji informacioni dhe komunikimi
- Njohja e programit të recepsionit
Shkencat Natyrore
Art / Kreativitet
Cilat janë kërkesat fizike që kërkon ky profesion?
Kërkesat fizike
Përdorimi i duarve dhe gishtërinjve për të kryer lëvizje të koordinuara për realizimin e punëve të shpejta dhe të imëta.
Mungesë alergjie apo intolerance.
Përdorimi i shpeshtë i krahëve dhe/ose këmbëve
Ushtrimi i forcës fizike dhe qendrimi në këmbë për një kohë të gjatë.
Sens i mirë i shijes dhe nuhatjes.
Cilat janë kërkesat personale dhe sociale që kërkon ky profesion?
Kërkesat personale dhe sociale
Ruajtja e qetësisë dhe e emocioneve në situata të vështira ose shqetësuese.
Aftësi për zgjidhjen e problemeve të ndryshme
Të qenit i hapur, i komunikueshëm dhe korrekt me të tjerët
Përshtatja me ritmin e shpejtë dhe me kërkesat e punës.
Aftësi për të punuar në grup/skuadër
Përqendrimi i lartë në kryerjen e punëve
Përshtatja me oraret e ndryshme të punës.
Kënaqësia e krijimit të marrëdhënieve të afërta me klientët.
Hapi i radhës

Zgjidh mundësi të
tjera për eksplorim

Ku e mëson këtë profesion?
A përshtaten këto kërkesa me aftësitë e tua?
A është ky profesioni që të pëlqen?
Nëse po, do të gjesh më poshtë shkollën ku mund të ndjekësh profesionin.
Krahaso këtë profesion me një profesion tjetër
Shiko Krahasimin
Eksploro një profesion tjetër.
Shiko Profesionet
Cilat janë njohuritë mësimore më të rëndësishme për këtë profesion?
Njohuritë mësimore
Shkencat natyrore
Art / Kreativitet
Shkencat shoqërore
Gjuhë shqipe
Matematikë
Teknologji informacioni dhe komunikimi
Gjuhë e huaj
Cilat janë kërkesat fizike që kërkon ky profesion?
Kërkesat fizike
Mungesë alergjie apo intolerance.
Përdorimi i duarve dhe gishtërinjve për të kryer lëvizje të koordinuara për realizimin e punëve të shpejta dhe të imëta.
Përdorimi i shpeshtë i krahëve dhe/ose këmbëve.