Sapo përfundoi shkollën profesionale, Anjeza u punësua pranë një fabrike, ku prodhohen veshje dhe aksesorë prej lëkure. Anjeza i njeh mirë veçoritë e lëkurës dhe ka mësuar të përdorë të gjitha makineritë industriale për qepjen e veshjeve dhe aksesorëve.
Sot, ajo duhet të krijojë një çantë lëkure, duke ndjekur të gjithë hapat dhe proceset e duhura. Anjeza fillon të realizojë skicën teknike të çantës së lëkurës dhe i kushon vëmendje të veçantë. Më pas, ajo përzgjedh lëkurën e përshtatshme, bazuar në modelin e skicuar. Anjeza ndërton kallëpin me shenjat përkatëse, të cilat do e ndihmojnë më pas për të realizuar qepjen dhe vendosjen e aksesorëve të tjerë.
Duke përdorur makineritë qepëse, ajo bashkon dhe qep pjesët përbërëse të çantës. Më pas, ajo monton aksesorët e tjerë, zinxhirin, rripin dhe disa aksesorë dekorues. Tashmë, çanta duket e mrekullueshme.