Egla kontrollon parashikimin e motit për ditën e sotme, pasi ajo do të jetë jashtë mbasdite vonë për një shëtitje në qytet me disa klientë biznesi, që kanë ardhur të marrin pjesë në një konferencë. Ajo fillon përgatitjet për shëtitjen në qytet. Qëllimi është që t’u tregojë atyre disa ndërtesa historike dhe natyrën e bukur. Për shëtitjen e ditës së sotme ajo vendos që të shëtisin së pari përgjatë lumit dhe më pas të kalojnë në qendër, ku ndodhen objektet historike. Egla planifikon që ta mbyllë shëtitjen në një restorant aty pranë, ku klientët mund të ulen për të pirë diçka. Meqenëse pjesëmarrësit vijnë nga e gjithë bota, Egla do ta organizojë dhe realizojë shëtitjen në gjuhën angleze.