Sot, Fationi do e nisë ditën e punës në zyrën e një klienti. Ai konguron lidhjen me internetin dhe instalon programin “Team viewer”. Në këtë mënyrë ai mund të hyjë në kompjuterin e klientit nga zyra e tij dhe ta ndihmojë klientin sa herë ai ka nevojë.
Pasi kthehet në zyrën e tij, Fationi merr një telefonatë nga një klient i mërzitur. Fationi e ngre telefonin pasi mbikqyrësi i tij është është i zënë për momentin. Klienti ka problem me gjetjen e të dhënave të tij. Fationi lidhet me kompjuterin e tij nëpërmjet TeamViewer dhe evidenton shkakun e problemit; disku i të dhënave ka defekt.
Ai i telefonon mbikqyrësit të tij dhe i shpjegon problemin e klientit. Mbikqyrësi e dërgon Fationin tek klienti për të ndrequr problemin. Fationi është krenar për besimin e mbikqyrësit të tij dhe që ai e lejoi që të punojë në mënyrë të pavarur. Për fat të mirë, klienti i ruan të dhënat në mënyrë të vazhdueshme në një disk të jashtëm. Pasi Fationi arrin në zyrën e klientit, ai merr të gjitha programet dhe të dhënat nga ky disk dhe më pas sigurohet që çdo gjë të funksionojë përsëri siç duhet. Klienti e falenderon Fationin për zgjidhjen e shpejtë dhe ndihmën e tij.