Gjoni punon në uzinën metalurgjike, në repartin e fonderisë. Në këtë repart shkrihen materiale metalike, për të krijuar modele dhe forma të madhësive të ndryshme.
Gjoni dhe kolegët e tij pajisen me veshjet e posaçme, të cilat ruajnë shëndetin nga temperaturat e larta apo dëmtime të ndryshme. Kur inxhinieri drejtues i teknologjisë njofton për porosinë e rradhës, Gjoni dëgjon me kujdes dhe mban shënime. Në llim, ai duhet të përdorë furrën për të shkrirë metalin që nevojitet. Nga furra, nëpërmjet një kanali të posaçëm, metali i shkrirë depozitohet në kallëpa. Gjatë këtij procesi, Gjoni sigurohet që çdo papastërti është eliminuar dhe mbetjet e ndryshme janë veçuar me kujdes. Pasi metali i lëngshëm ftohet dhe ngurtësohet, ai sistemon kallëpat një e nga një, në mënyrë që të transportohen lehtësisht.
Për krijimin e një modeli të ri, Gjoni realizon skicën me kujdes, duke përdorur përmasat e duhura. Më pas, ai organizon vendin e punës dhe përzgjedh veglat e punës, mjetet ndihmëse dhe llojin e materialeve që do të përdorë. Me durim dhe duke u bazuar te skica, ai arrin të krijojë modelin me sukses.