Alberti, sapo mbaroi me sukses shkollën profesionale, u punësua në një fabrikë ku prodhohen materiale hidraulike dhe mekanike. Çdo mëngjes, ai kontrollon dhe vë në funksionim makinat e prodhimit dhe të paketimit. Për këtë arsye, ai diagnostikon me rradhë makineritë, e më pas mban shënime dhe plotëson raportin teknik.
Alberti lexon me kujdes dokumentacionin teknik, instruksionet e përdorimit dhe manualet teknike të makinerive, para llimit të punës. Sot, ai po riparon një makineri paketimi. Makineria bën një zhurmë shqetësuese, ndërsa forma e materialit të paketimit nuk është prerë saktë. Alberti diagnostikon makinerinë dhe kupton që një nga pllakat metalike të makinerisë është shtrembëruar dhe krisur, ndërsa thika prerëse ka nevojë të mprehet. Ai njofton përgjegjësin e prodhimit që të ndalojë paketimin e produkteve, derisa të rregullohet problemi.
Hap pas hapi, Alberti çmonton pjesët e makinerisë. Më pas, ai merr pllakën metalike të krisur dhe drejton pllakën metalike, deri sa ajo merr formën e saj të mëparshme. Më pas, ai saldon pjesën e krisur dhe pastaj e lëmon, në mënyrë që të krijohet një sipërfaqe e njëtrajtshme. Sërish me kujdes, ai monton pjesët e makinerisë dhe bën një provë funksionimi. Makineria punon siç duhet, ndaj ai lajmëron përgjegjësin e prodhimit që të vazhdojë procesin e paketimit.