Sot, Sidita duhet të ndihmojë mbikqyrësin e saj për të instaluar një sistem të ri ngrohje në një apartament. Ajo shikon dokumentacionin dhe skicën 3D në kompjuter. Bazuar në këtë dokumentacion, Sidita duhet të përgatisë listën e materialeve të nevojshme. Prandaj ajo duhet të zgjedhë tubat dhe armaturat për sistemin e ngrohjes. Bashkë me mbikqyrësin ata zgjedhin llojin e tubit që i përshtatet pritshmërive të klientit rreth çmimit por gjithashtu edhe kushteve të dhomave. Pas përfundimit të listës ajo duhet të porosisë materialin e nevojshëm.
Më pas Sidita dhe mbikqyrësi i saj nisen për të shtruar tubacionet për furnizimin me ujë të nxehtë dhe të ftohtë në një kantier ndërtimi.
Ajo i pret tubat metalikë me gjatësinë e specifikuar, i përkul sipas formës së dëshiruar, pret fijet dhe i bashkon pjesët e ndara të tubave me njëra-tjetrën. Kjo punë është e lodhshme, por asaj i pëlqen.
Mbikqyrësi i saj i shpjegon se si të punojë me kujdes dhe si të mbrojë veten dhe të tjerët duke ndjekur rregullat e sigurisë, duke marrë masat parandaluese ndaj aksidenteve dhe duke veshur pajisjet mbrojtëse personale. Pas kësaj, ajo vendos sistemin në punë. Ata kontrollojnë së bashku nëse sistemi po punon ashtu si duhet, nëse të gjitha tubacionet janë të shtrënguara mirë dhe nëse cilësimet e temperaturës janë të sakta.