Lori punon në një kompani TIK në detyrën e teknikes për rrjetet e të dhënave.
Sot, ajo do të punojë në një projekt, të cilin e ka filluar disa ditë më parë. Një klient ka hapur një zyrë shërbimesh dhe ka nevojë të konfigurojë kompjuterat dhe programet e tyre. Lori duhet të konfigurojë edhe një program antivirus. Meqenëse nuk e ka bërë këtë punë asnjëherë e vetme më parë, ajo fillimisht ka kontrolluar me kujdes çdo hap që duhet të ndjekë. Gjatë javës së fundit, ajo ka lexuar edhe dokumentacionin e një projekti të ngjashëm. Përveç kësaj, ajo ka parë edhe një video në internet në gjuhën angleze që shpjegon si duhet të realizohen konfigurimet.
Pasi konfiguron të gjitha pajisjet dhe programet, Lori kryen testimet e nevojshme, për t’u siguruar që gjithçka funksionon mirë. Më pas, ajo dokumenton të gjithë punën me kujdes. Udhëzimet për proceset më të rëndësishme, siç është hyrja/log in dhe ruajtja e të dhënave, duhet të shkruhen qartë dhe të jenë të kuptueshme.
Lori është krenare që mbikëqyrësi i beson asaj dhe që e lejon të punojë në mënyrë të pavarur. Gjithashtu, ajo është e lumtur që ka marrë vlerësim të mirë.