Ejona punon si rrobaqepëse në një atelie mode. Ajo është e specializuar në krijimin e fustaneve dhe veshjeve për evenimente festive.
Në atelie mbërrin një kliente dhe Ejona e përshëndet me mirësjellje. Klientja interesohet për një fustan të përshtatshëm për mbrëmje mature. Ejona i prezanton dhe i sugjeron klientes disa modele nga katalogu i ateliesë dhe disa materiale tekstili me ngjyra të ndryshme. Klientja ndjehet shumë e kënaqur me sugjerimet e Ejonës dhe përzgjedh modelin e fustanit. Më pas, Ejona merr masat trupore të klientes dhe përcakton çmimin e fustanit. Ajo i thotë klientes që fustani do të jetë gati për provë ditën e nesërme.
Pasi përshëndetet me klienten, Ejona llon të skicojë dhe të krijojë modelin e fustanit. Gjatë ditës, Ejona qep me kujdes të gjitha pjesët e fustanit dhe, pasi e hekuros, e vendos në manikin. Ajo njofton me mesazh klienten që fustani ka përfunduar.
Klientja e falenderon Ejonën për punën e mirë dhe i thotë që së shpejti do të bëjë një porosi tjetër.