Doriani punon në një servis ku riparohen automjetet. Në mëngjes ai merr një porosi me shkrim nga përgjegjësi i tij për të riparuar një automjet. Nga dokumentet e shkruara ai mëson se motori i mjetit në fjalë gulçon dhe se drita treguese e motorit është e ndezur. Para se të testojë makinën, Doriani vendos mbrojtëset e sediljes, të hapësirës ku vendosen këmbët si edhe të timonit për të mos i ndotur. Ai e fut automjetin në ofiçinë dhe lidh pajisjen diagnostikuese për të lexuar dhe kuptuar defektin e motorit. Me ndihmën e diagrameve të qarkut elektrik dhe të pajisjeve matëse, Doriani mat lidhjet elektrike dhe kontrollon komponentët.
Në fund, Doriani arrin ta kufizojë gabimin tek valvula flutur. Bazuar në këtë informacion dhe në përvojën e tij, Doriani arrin në përfundimin se riparimi mund të kryhet në dy mënyra: duke e pastruar valvulën ose duke e zëvendësuar atë. Ai i diskuton këto dy mundësi me përgjegjësin.
Doriani përllogarit koston për rregullimin e defektit dhe lajmëron klientin. Klienti eshte dakord dhe Doriani vijon me ndreqjen e automjetit. Më pas, ai bën një përditësim të softuerit në njësinë e kontrollit të motorit, programon valvulën e re futur dhe pastron memorien e defekteve. Ai plotëson formularin e porosisë së ofiçinës dhe e kalon për faturim.