Marseli punon në një servis të specializuar për riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të rënda të transportit. Servisi ka dhe disa punonjës të tjerë, ndër të cilët një inxhinier mekanik.
Inxhinieri lajmëron Marselin se për pak minuta mbërrin një kamion me ngarkesë të rëndë vetëshkarkues. Ai i thotë Marselit të bëjë gati veglat e punës, instruksionet përkatëse dhe të lexojë raportin teknik për t’u njohur me shërbimet e mëparshme që i janë bërë këtij kamioni në servisin e tyre.
Fillimisht, Marseli kryen një inspektim vizual, e më pas lidh kompjuterin për të diagnostifikuar kamionin me programin përkatës. Më pas, ai përdor veglat e tjera për të kontrolluar disa pjesë xhenerike të kamionit.
Nga diagnostifikimi, Marseli zbulon tre probleme.
a. Sistemi i frenimit nuk punon sipas parametrave.
b. Një nga fenerët është djegur.
c. Ngarkesa e rëndë ulet dhe ngrihet shumë ngadalë.
Marseli zbulon se sistemi i frenimit ka nevojë për alkool dhe se zinxhiri kryesor që mundëson lëvizjen për shkarkimin e ngarkesës, është liruar. Pasi bën zëvendësimet dhe montimin e pjesëve të kamionit, Marseli sigurohet që ka bërë punë të mirë duke bërë provat teknike.