Arbri punon në një autoservis, ku sapo ka mbërritur një automjet. Drejtuesja e mjetit ndjen një tronditje në volantin e timonit kur frenon, sidomos në një shpejtësi mbi 70 Km/orë.Arbri përcakton dy fusha të mundshme për diagnostifikimin dhe riparimin e automjetit:
Duke përdorur pajisjen testuese, Arbri kryen matjet dhe kontrollet e nevojshme dhe nis kontrollin pamor të elementeve të sistemit të frenimit. Nga matjet e kryera ai përcakton pjesën e dëmtuar në sistemin e frenimit.
Arbri diskuton me përgjegjësin e tij për të vazhduar procesin për riparimin dhe zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara dhe pasi merr miratimin, ai përgatit listën e materialeve të nevojshme. Gjithashtu, ai bën një përllogaritje paraprake të faturës që duhet të paguajë klienti. Pasi ka lexuar instruksionet e duhura, Arbri zëvendëson pjesët e dëmtuara dhe në fund ai kryen provën e funksionimit përfundimtar.
Pas këtij procesi Arbri plotëson dokumentacionin teknik dhe dorëzimin e automjetit tek klienti.