Andi punon në një shoqëri sigurimi, në departamentin e shërbimit ndaj klientit. Çdo mëngjes, ai hap kompjuterin dhe kontrollon e-mailin, për kërkesa të klientëve. Ai kthen përgjigje me email dhe mesazh dhe cakton oraret për takimet me klientët.
Përpara takimeve, Andi lexon me kujdes të dhënat e kontratave, që t’ja prezantojë në mënyrë korrekte klientëve që do të takojë gjatë ditës. Pasi prezanton rrjedhshëm paketat e sigurimit, klienti nënshkruan kontratën dhe bën pagesën. Përgjegjësi është i kënaqur me punën e Andit dhe i thotë që ai do të përfitojë një bonus në fund të muajit.
Pas pak minutash, një koleg i kërkon ndihmë Andit për përllogaritjen e dëmit nga një aksident automobilistik. Së bashku, ata mbërrijnë në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe informohen mbi ngjarjen. Ata analizojnë me kujdes dëmin dhe kryejnë përllogaritjet e duhura. Në përfundim, ata informojnë klientin për hapat që duhet të ndjekë për marrjen e dëmshpërblimit.