Martini punon në një punishte ku prodhohen produkte nga metale të ndryshëm. Gjatë një dite pune, supervizori e njofton Martinin që së bashku do të vizitojnë ambientin e një vile. Martini merr me vete disa vegla të nevojshme. Sapo arrijnë, takojnë klientin, i cili dëshiron të ndërtojë kangjella për shkallët kryesore dhe një gardh për kopështin rreth vilës.
Martini bën matjet e nevojshme të shkallës dhe të perimetrit të kopshtit dhe mban shënime në bllokun e tij. Ai fillon të vizatojë dhe të skicojë modelin e kangjellës dhe të gardhit. Martini diskuton me supervizorin dhe përllogarit koston, e më pas ja komunikon klientit. Klienti pranon dhe Martini kthehet në punishte bashkë me supervizorin.
Në punishte, Martini përgatit veglat dhe mjetet e punës, e më pas planifikon të gjithë procesin teknologjik që do të ndiqet për ndërtimin e kangjellës dhe të gardhit metalik. Ai i jep formën e duhur metalit, saldon pjesët metalike dhe i monton për të krijuar produktin e kërkuar.
Martini njofton supervizorin që kangjella dhe gardhi janë ndërtuar. Supervizori e përgëzon për punën e mirë dhe i kërkon Martinit që ai ta ndihmojë për të lyer kangjellën dhe gardhin me bojë me ngjyrë të bardhë.